Hodhën nga dritarja e makinës kanabis pasi panë uniformat blu, procedohen katër të rinj në Lezhë

14/11/2025 12:18

Katër të rinj, të moshave 19-22 vjeç janë proceduar pasi kanë hedhur nga dritarja e makinës sasi lënde narkotike, kanabis.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N., 21 vjeç, E. Gj., 22 vjeç, P. B., 19 vjeç dhe R. Ll., 20 vjeç, të gjithë banues në Lezhë, pasi ndërkohë që qarkullonin me një automjet, në qytetin e Shëngjinit, sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hedhur nga dritarja e automjetit një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta