“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja
Në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sporte u diskutua në parim projektligj “Për Buxhetin e Vitit 2026” me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Kumabaro u përfshi në një debat me deputetin e PD-së, Klevis Balliun, duke i kërkuar të drejtohet me ‘ju’.
Luçiano Boçi ndërhyri duke thënë se ‘u bë debati me përemrat ‘ju’ dhe ‘ti’, sikur është thembra e Akilit’. Më tej me ironi ai tha ‘na dënoni siç bëtë me kryetarin e opozitës për deklaratën jashtë Parlamentit’. Këtu i referohet deklaratës së Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato, ditën që u miratua ligji për barazinë gjinore.
Pjesë nga debati:
Kumbaro: Do flisni me ‘ju’ për arsye të etikës. Zoti deputet mos më ndërprisni.
Boçi: U debati me ju dhe ti, sikur është thembra e Akilit, për shkak të koefidencës i drejtohem me emër kolegeve dhe skam marrë thirrje revoltuese. Ju po dënoni kryetarin e opozitës se dha një deklaratë korrekte, mos na dënoni neve që nuk iu drejtohemi me ju, bëheni, e keni aksesin në duar.
Top Channel