Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brest të Francës, ku burrë e grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë në banesë.
Viktimat janë Andon Janaqi, 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli 30 vjeçe.
Nëna e Andon Janaqit, ka reaguar për mediat, ku e pikëlluar dhe mes lotësh ajo pohon se nuk ishte në dijeni të konflikteve në çift që kanë çuar në ngjarjen makabre.
“Jam në një gjendje që s’di se ca ka bërë. Nuk e di se ça ka bërë djali aty. Ishin mirë dhe bukur. Më tha një nga Franca, mori në telefon; më tha mblidh mendjen yt bir. Ka vrarë nusen dhe veten. Nuk e di që të kishin konflikte. Nuk di. Evlat e kishte ajo (për krushkën), evlat dhe unë”, u shpreh e moshuara.
Më tej ajo tha “Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba.
Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, me të gjitha, kishin mosmarrëveshje në çift.
Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30, fola si për herë të fundit me djalin. Mami jam i mërzitur më tha, do ta kalosh i thashë… Nuk e di përse ishte i mërzitur se ja mori telefonin djali i madh. Më tha ik mami se ma kërkon telefonin djali.
Nuk kam komunikim me familjarët e nuses pas kësaj që ndodhi. Që kur u bë vrasja nuk më flasin më. Për fëmijët nuk e di a ka folur familja e nuses dhe se di çfarë kanë diskutuar për fëmijët. Jam përpjekur të flas por me thonë “nuk ke turp që na flet?”.
Ai vrau dhe veten e tij, dhe nusen. Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi “hape telefonin me patjetër”. E hapa, më tha “mblidh mendjen se Andoni ka vrarë veten dhe nusen”. Nusen e lajmëroi një komshi shqiptar i Andonit.“
Top Channel