Prej më shumë se një viti në burg/ Sot seanca paraprake në GJKKO, ish-presidenti Meta kërkon lirinë Në një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, u zbulua arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.
Operacioni vijon ende Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes tre ditë më parë në Rinas, ku vra Gilmando Dani.
Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë: 3 kallëpë tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë Cannabis.
Po ashtu, u shpall në kërkim pronari i banesës Ylli Zalla 48 vjeç. Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel