Mbetjet në grykëderdhjet e Semanit dhe Vjosës, nis pastrimi i bregdetit në Fier 04/12 12:31
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 50 tonë misër për bagëti i importuar nga Serbia. Analizat e para të kryera kanë rezultuar me prani të Aflatoksinës B1 tek misri.
Aflatoksina B1 përmes kafshës kalon në organizmin e njeriut, kryesisht përmes qumështit dhe prania e saj në sasi të mëdha sjell probleme të rënda shëndetësore tek njeriu.
Aktualisht AKU asgjësoi 25 ton misër për bagëtitë të kontaminuar, analizat e rikonfirmimit të të cilit treguan prani të Aflatoksinës. Ndërkohë ngarkesa tjetër prej 25 tonë është sekuestruar deri në përgjigjen rikonfirmuese të analizave. AKU thekson se nuk do të tolerohet asgjë që mund të rrezikojë shëndetin e konsumatorit.
Top Channel