Vodhi një automjet dhe gjatë tentativës për t’u larguar përplasi dy makina të tjera të parkuara, kapet 35-vjeçari në Tiranë
13/11/2025 10:43
Policia e Tiranës ka ndaluar një 35-vjeçar, pasi vodhi një automjet në rrugën ‘Bardhyl’.
Gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, përplasi dy automjete të tjera në rrugën “Mihal Duri’, të cilat ishin të parkuara
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin D. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”, dhe gjatë largimit me të, me shpejtësi, ka përplasur 2 automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”. Pas përplasjes, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur, në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel