Vodhi 12 mln lekë në një banesë, arrestohet 37-vjeçari, i dënuar më parë në Greqi

13/11/2025 09:19

Uniformat blu kanë vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi pak ditë më parë vodhi 12 mln lekë në një banesë.

Rezulton se shtetasi me iniciale N. K., është dënuar më parë në Greqi, po për të njëjtin krim.

Njoftimi:

5 ditë më parë, vodhi 12 milionë lekë, në një banesë, identifikohet dhe kapet 37-vjeçari, i dënuar më parë, në Greqi, për të njëjtin krim.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka kryer një vjedhje me thyerje, më 19 tetor, ndërsa nga kontrollet rezultoi se mbante në banesë, sasi Cannabisi.

Sekuestrohen sendi i fortë që përdorte 37-vjeçari, për vjedhjet me thyerje, veshje që ai kishte mbajtur gjatë këtyre rasteve, si dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin “Saga”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi N. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;
-më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi N. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta