Video/ Andorra “ngjyroset” kuqezi, tifozët shqiptarë ia nisin festës me këngë e valle
13/11/2025 17:51
Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i “finales” mes Andorrës dhe Shqipërisë, ku kuqezinjtë do të synojnë tre pikët për t’i afruar me play off-in.
Ndërsa ekipi bëhet gati për t’u nisur për në stadium, tifozët shqiptarë ia kanë nisur festës në rrugët e Andorrës.
Gazetari i DigitAlb, Elvis Rexha, ka mundësuar pamje ekskluzive nga festa e tifozëve të cilët kanë shpalosur ngjyrat kuqezi dhe ia kanë nisur këngëve e valleve.
Sfida starton në orën 20:45 dhe do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel