Shisnin doza kokaine në zonën e Himarës, dy të arrestuar
13/11/2025 09:40
Dy persona janë arrestuar në Himarë, pasi shisnin doza kokaine.
Në pranga ranë shtetasit me iniciale E. U., 46 vjeç, dhe S. M., 46 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me të cilin lëviznin këta shtetas, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel