Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon pavlefshmëri: Nuk është respektuar procedura
13/11/2025 14:08
U mbajt sot seanca paraprake me dyer të mbyllura për Ervis Berberin dhe bashkëpunëtorëve te tij.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se avokati i Valter Begaj kërkoi pavlefshmëri relative të kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.
‘Nuk është pyetur nga SPAK Valter Begaj’, thotë avokati, gjithashtu sipas tij nuk është respektuar procedura. “U kërkua memo dhe plotësime hetimesh, nuk janë plotësuar nga prokuroria”-u shpreh mbrojtja.
Mbrojtja e Ervis Berberit kërkoi kohë të përgatitet, për shkak të volumit të lartë të fashikujve. Të pandehurit e tjerë, realizuan mbrojtjen.
Top Channel