“Lëre aman të keqen”/ Përplasje me tone të ashpra mes Braçes dhe zv. Ministres së Infrastrukturës: Na trembët deputet, qetësohuni

13/11/2025 11:20

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, ka komunikuar me tone të ashpra së bashku me deputetin socialist Erion Braçe.

Gjatë leximit të raportit në Komisionin e Ekonomisë, aty ku po diskutohet projekt-buxheti 2026, asaj iu kërkua të tregojë shifra.

Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.

Enkelejda Muçaj: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.

Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.

Enkelejda Muçaj: Nuk po përmendim projekte të tjera…

Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.

Enkelejda Muçaj: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .

Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.

Enkelejda Muçaj: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta