Prokurori i posaçëm Bledar Maksuti ka dyshime se ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve është pjesë e grupit që hakeroi kompjuterët e 3 kolegëve të tij, të cilëve ju morën informacione të dosjeve nën hetim mbasi kishin vendosur si pasword sigurie fjalëkalimin ‘spak2019’.

Për këtë arsye Agim ismaili u thirr për herë të dytë në SPAK si person nën hetim ku dhe qëndroi përmbi 1. 30 minuta

Me këtë cilësi ish funksionari i burgjeve, zyrtarisht sipas SPAK u pyet si person nën hetim për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Ky i fundit është personi që theu kodet e sigurisë së kompjuterëve dhe materialet e përftuara ja përcolli Gjonit, që nga ana e tij ja përcolli Ismailajt.

Burimet i thanë TCH se SPAK ka tentuar të bëjë të penduar dy të parët, që vazhdojnë të mbahen në paraburgim, por secili prej tyre ka këmbëngulur se hynë në sistem nga kurioziteti dhe që nuk janë grup.

Se mbi çfarë të dhënash SPAK i ka zgjeruar hetimet edhe mbi të tjerë , do të kuptohet kur SPAK të mos e konsiderojë këtë çështje një sekret që aktualisht po ruhet nga një vendim gjyqësor i cili ndalon publikimin rreth çështjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB