Kualifikueset/ Franca në Kupën e Botës, Portugalia mposhtet dhe Ronaldo e mbyll me të kuq, Italia shtyn festën e Norvegjisë
13/11/2025 22:41
Franca është bërë ekipi i radhës që pret biletën për në Botërorin 2026.
“Gjelat” i bashkohet ekipeve që do të luajnë në Botëror, duke marrë fitoren që i duhej kundër Ukrainës me rezultatin 4-0.
Norvegjia, e cila fitoi 4-1 pasdite kundër Estonisë, do të duhet të festojë të dielën kualifikimin, pas një fitore në minutat e fundit të Italisë kundër Moldavisë në transfertë.
Një mbrëmje e keqe për Portugalinë dhe Ronaldon, me luzitanët u mposhtën nga Irlanda 2-0 dhe e çuan për ndeshjen e fundit kualifikimin, ndërsa Ronaldo mori një karton të kuq, duke e mbyllur përfundimisht fushatën kualifikuese në karrierën e tij.
Top Channel