Foto ilustruese

Një 28-vjeçar përfundoi në prangat e policisë në Korçë pasi 6 persona denoncuan se ishin mashtruar prej tij duke ju marrë shuma të ndryshme monetare.

Në kallëzimin e bërë, 6 personat me të cilët i riu kishte lidhje familjare apo shoqërore kanë deklaruar se ai u kishte marrë vlera që variojnë nga 50-150 euro duke përdorur arsye nga më të ndryshmet.

Pre e të njëjtit mashtrim dyshohet se kanë rënë edhe 25 persona të tjerë të cilët po ashtu i kanë dhënë para ndërkohë që u premtonte se do tua kthente brenda pak ditësh dhe më pas ndërpriste kontaktet me ta.

28-vjeçari i identifikuar si Johan Musllinj përveç mashtrimeve, 5 ditë më parë ka vjedhur në kasën e një restoranti një vlerë prej 70 mijë lekësh çka është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë ndërkohë që policia e ka gjetur në një banesë të braktisur në lagjen 4 të qytetit dhe ka bërë arrestimin e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta