Italia përballë sfidës së pamundur, ja me sa gola diferencë duhet të fitojnë “Azzurrët” kundër Norvegjisë për t’u kualifikuar direkt për në Botëror
13/11/2025 23:02
Ndeshja e fundit e Grupit I të kualifikueseve për Botërorin 2026 do të luhet të dielën, dhe Italia gjendet përballë një detyre pothuajse të pamundur.
Për të marrë vendin e parë në grup, skuadra e Gattusos duhet të fitojë ndaj Norvegjisë me të paktën 9 gola diferencë. Vetëm një rezultat i tillë do t’i garantojë “Azzurrëve” kualifikimin direkt për në Botëror.
Nëse Italia nuk arrin të sigurojë këtë diferencë, atëherë Norvegjia kualifikohet direkt, ndërsa 4-herë kampionët e Botës do të detyrohen të kalojnë në play-off, një skenar i rrezikshëm që rikthen presionin e viteve të fundit për Italinë.
Top Channel