LAJM I FUNDIT/ Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK
Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, ‘krahut të djathtë’ të Shullazit janë shtrirë deri në Spanjë.
Ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve që kryen atentatin në mes të ditës pranë Rinasit, është kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle për udhëtimet e tij.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion për vizitën katër ditore 7-11 nëntor dhe aktivitetin e tij në Spanjë.
Gilmando udhëtonte shpesh pas lirimit ndërsa u vra sapo zbriti në Rinas, teksa doli me makinë. Tre autorë i bënë prit në rrethrrotullimin e Rinasit dhe e qëlluan për vdekje.
Nga ky atentat mbeti i plagosur edhe miku i tij Muçi Sheqeri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Për hetimet e kësaj ngjarjeje të rëndë, vijojnë shoqërimet në Krujë dhe në Fushë Krujë.
Top Channel