Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Game Over” në qytetin e Vlorës, ku u godit një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal.
Arrestohen në flagrancë pronari Arbër Lena dhe administratori i lokalit Sadiel Troka, të cilët organizonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri.
Pronari dhe administratori u arrestuan në flagrancë, ndërsa u sekuestruan pajisje kompjuterike, çipsa pokeri dhe një përforcues metalik grushti, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, goditet një rast i organizimit të paligjshëm i lojërave të fatit në një lokal, në qytetin e Vlorës.
Arrestohen në flagrancë pronari dhe administratori i lokalit, të cilët organizonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri.
Sekuestrohen 7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa dhe një përforcues metalik grushti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Game Over”.
Gjatë operacionit të zhvilluar, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit A. L., 32 vjeç, u konstatua se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i organizimit të lojërave të fatit.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:
* A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;
* S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 pajisje kompjuterike të përdorura për lojëra fati, 1 valixhe me çipsa pokeri dhe 1 përforcues metalik grushti.
Gjithashtu, gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel