Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë
Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash.
Në pranga ka rënë shtetasi Sotitaq Kolezi, 38 vjeç, nga Bilishti. Ai kishte qasje në më shumë se 100,000 portofola kriptovalutash që u përkisnin këtyre viktimave, vlera e të cilave ka të ngjarë të arrijë në miliona euro.
Faza më e fundit e operacionit u zhvillua nën koordinimin e selisë së Europolit në Hagë dhe shënjestroi Rhadamanthys, një nga programet më të mëdha të vjedhjes së informacionit, Trojanin me akses në distancë VenomRAT dhe botnetin Elysium, i cili luajti një rol kyç në krimin kibernetik ndërkombëtar.
Rrjeti që u çmontua ishte përgjegjës për sulme kundër qindra mijëra viktimave në të gjithë botën me software të dëmshëm.
Operacioni “Endgame”, i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, është një përpjekje e përbashkët midis autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore në Greqi, Australi, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Lituani, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për të luftuar ata që promovojnë programe keqdashëse.
Këto veprime të koordinuara çuan në:
– Një arrestim në Greqi (më 3 nëntor)
– Kontrolle në 11 lokacione (një në Greqi, një në Gjermani dhe 9 në Holandë)
– Ndërprerja ose mbyllja e më shumë se 1,025 serverave në të gjithë botën
– Sekuestrimi i 20 domeneve të internetit.
Rrjeti i programeve keqdashëse i çmontuar përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar që përmbanin disa miliona të dhëna të vjedhura. Shumë prej viktimave nuk ishin në dijeni se sistemet e tyre ishin shënjestruar.
Top Channel