Formacionet zyrtare/ Shqipëria kërkon historinë në Andorrë, ja rreshtimi i hedhur në fushë nga Sylvinho, surpriza vjen në sulm
Një situatë e pazakontë ka ndodhur pak orë para ndeshjes Andorra–Shqipëri, e cila zhvillohet sot në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Në faqen zyrtare të UEFA-s, ndeshja është shfaqur si e nisur katër orë përpara orarit zyrtar, duke ngjallur habi te tifozët dhe ndjekësit online.
Ajo që e bëri situatën edhe më kurioze ishte fakti se në seksionin e ndeshjes u publikuan tre ndërhyrje të VAR-it, sikur takimi të ishte në zhvillim. Në dy prej tyre, sipas postimeve të UEFA-s, VAR-i kishte anuluar gola, duke krijuar përshtypjen e një takimi që po luhej në kohë reale.

Natyrisht, bëhet fjalë për një gabim teknik të faqes së UEFA-s, ku mësohet se editorët kanë testuar sistemin e postimeve për situatat e ndeshjeve, duke i publikuar aksidentalisht edhe për publikun.
Ndërkohë, sfida mes Andorrës dhe Shqipërisë pritet të nisë në orarin e parashikuar, në 20:45, dhe është pjesë e kualifikueseve drejt Kampionatit Botëror 2026.
Një “gafë” që ka bërë xhiron e rrjeteve, por që ndoshta i ka sjellë pak buzëqeshje tifozëve përpara duelit të vërtetë në fushë.
Top Channel