“Do shfarosemi me armët bërthamore”, Cako kundërshtohet nga teologu: Po hap panik dhe ankth

13/11/2025 23:13

Tema e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, solli diskutime e debate të shumta për teoritë konspirative.

Teologu Miron Cako u shpreh se si besimtarët i përballojnë sfidat duke lejuar që zoti të ndërhyjë në histori. Alfred Cako e kundërshtoi duke thënë se gjera si armët bërthamore që nuk janë krijuar nga perëndia mund të sjellin fundin e njerëzimit duke pyetur: “Çfarë roli do të kishte perëndia në këtë rast?”.

Teologu e kundërshtoi duke shpjeguar se në asnjë shkrim fetar nuk shkruhet se njerëzimi do të zhduket dhe shtoi se thirrjet e tilla nga konspiracionistët i fusin njerëzit në ankth, nga ku nuk munden t’i nxjerrin më.

Pjesë nga debati

Miron Cako: Besimtarët i përballojnë sfidat duke u lutur që zoti të ndërhyjë në histori. Për besimtarët zoti e ka fjalën e fundit, për konspiracionistët e kanë ata fjalën e fundit dhe këtu është ndryshimi. Pra njerëzit nëse besojnë të ky grup, futen në një labirint nga ku nuk do dalin asnjëherë.

Alfre Cako: Po armët bërthamore perëndia i ka bërë. A mund të zhduket njerëzimi nga armët bërthamore. Kush do jetë pastaj roli i perëndisë nëse përdoren këto armë.

Miron Cako: Roli i perëndisë është rregullator dhe lë të lirë njeriun dhe pastaj njeriu ka koston e vet për atë që bën.

Alfred Cako: Pasi të shfaroset njerëzimi? Ne t’iu themi njerëzve që vrituni me armë bërthamore, mos i dilni të keqes përpara se e di perëndia.

Miron Cako: Nuk shfaroset asnjëherë njerëzimi. Ku e beson ti që njerëzimi shfaroset? Në asnjë shkrim nuk thuhet që njerëzimi do të shfaroset. Nëse thoni, po do shfaroset, gabon. Ti po i fut njerëzit në ankth nga ku nuk i nxjerr dot. Prandaj duhet pasur shumë kujdes.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta