Buxheti i 2026, Presidenca e kënaqur edhe me 14 milionë lekë më pak. Manja- Financave: Këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetit të Dosjeve

13/11/2025 12:08

Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës.

Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës u shpreh se nuk ka kërkesa buxhetore për vitin e ardhshme, edhe posë një vit më parë buxheti u ul me 14 mln lekë.

Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu drejtua përfaqësueseve të ministrisë së Financave duk u thënës ‘këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetet të Dosjeve (AIDSSH).

Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës: Sa i përket realizmit të buxhetit për vitin 2025, u miratua dhe struktura në dy kategori, gjatë 10 mujorit të parë realizmi i përgjithshëm i shpenzimeve arrit masën 82%. Për vitin 2026, buxheti është parashikuar ne nivel të qëndrueshëm. Parashikimet buxhetore parashikon në shpenzime për pagat e personalit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Institucioni Presidencës nuk ka kërkesa buxhetore për vitin 2026. Planifikimi buxhetor për vitin 2026 synon garantimin e kushteve për ushtrimin e funksioneve institucionale.

Ulsi Manja: Buxheti i Presidencës vjen me 14 mln lekë ulje. Merr 14 këtu dhe ço 12.6 te AIDSSH.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta