Afron ndeshja me Andorrën, ja si mund të rreshtohet Kombëtarja…
Shqipëria zbret sot në fushë për “finalen” e saj ndaj Andorrës, një ndeshje që mund t’i japë kuqezinjve biletën për në “Play Off”-in e Botërorit 2026.
Skuadra e Sylvinhos kërkon vetëm fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën, ndërsa sytë do të jenë gjithashtu edhe nga Wembley, ku Anglia pret Serbinë.
Sipas kompanive ndërkombëtare të basteve, Shqipëria është favorite absolute për të marrë tre pikët në këtë transfertë. Fitorja e kuqezinjve kuotohet me koeficient 1.29, ndërsa barazimi vlerësohet me 5.00. Fitorja e Andorrës, që do të ishte një surprizë e madhe, ka koeficientin 13.00.
Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas fitores historike ndaj Serbisë, ndërsa Sylvinho ka kërkuar përqendrim maksimal, duke paralajmëruar se ndeshja ndaj Andorrës “nuk është aspak e lehtë”.
Sfida Andorra – Shqipëri do të luhet sot në orën 20:45 dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt në DigitAlb.
Top Channel