Spiropali me 27 ambasadorët shqiptarë në vendet e BE: Një fazë e re bashkëveprimi për ofensivën diplomatike të Integrimit

12/11/2025 08:57

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian.

Në fokus të takimit, njofton Ministrja, ishte një fazë e re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.

Dy ditë më parë, gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrja Spiropali deklaroi se “synimi i politikës sonë të jashtme është të konsolidojë, perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.”

Me 27 ambasadorët tanë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian, nisim një fazë të re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.”, shprehet ministrja.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta