“Pagesat e IPARD janë pezulluar që nga fillimi i hetimit të OLAF-it”, Gonzato: Procedurat janë mjaft të vështira

12/11/2025 22:33

Ambasadori Silvio Gonzato foli në “Top Sory” me Grida Dumën, për pagesat e IPARD që janë pezulluar që nga fillimi i hetimit të OLAF-it.

Ai u shpreh se procedurat janë mjaft të vështira, teksa shtoi se situata është e rëndësishme kur bëhet fjalë për taksapaguesit evropianë.

Gazetarja: Dhe duke vazhduar me llogaridhënien, janë fondet IPARD që janë një diskutim i madh. Ne e dimë që bujqësia është një nga tre sektorët që Shqipëria mund ta zhvillojë në një dimension të caktuar për të qenë, le të themi, me një avantazh krahasues në tregun evropian. IPARD është një nga testet dhe ilustrimet më të rëndësishme për të ecur përpara me standardet evropiane në sektorin e bujqësisë. Çfarë po ndodh me fondet IPARD? Pse ky hetim i asaj që është bërë më parë nga qeveria për fondet dhe shpërndarjen e tyre ka zgjatur kaq shumë dhe nuk e ka ndalur këtë? Apo kjo nuk është e saktë apo është vetëm një perceptim dhe ne nuk dimë shumë?

Ambasadori: Jo, jo. Siç thoni ju, pagesat janë pezulluar që nga fillimi i hetimit të OLAF-it. Siç e dini, OLAF është një zyrë e pavarur. Ajo ndërhyn kur ka dyshime për mashtrim. Ata bëjnë hetimet e tyre të pavarura. Ata kanë gjetjet e tyre. Janë të gjitha gjëra konfidenciale, e dini. Dhe pastaj, kur ata vërtetojnë se ka pasur mashtrim, kjo fillon një proces që përfshin, sigurisht, shërbimet e komisionit në Bruksel dhe vendin përfitues. Procedurat janë mjaft të vështira sepse kur flasim për paratë e taksapaguesve evropianë, Komisioni Evropian e merr këtë shumë, shumë seriozisht.

E merr seriozisht kur është një vend kandidat. E merr shumë seriozisht kur është edhe një shtet anëtar. Dhe komisioni ende pret të ketë garanci të mjaftueshme se janë vendosur mekanizma për të shmangur ngjarje të këtij lloji në të ardhmen. Në të ardhmen. Pra, dua të them, mashtrimi mund të ndodhë, por duhet të kesh kontrolle sistemike që sigurojnë që kjo të na japë siguri të mjaftueshme se situata ka ndryshuar.

Gazetarja: A ka ndonjë të vërtetë në faktin se disa kompani kanë mbështetur, kanë paguar  para dhe kanë kthyer para nga fondet e mëparshme IPARD për shkak se kanë pasur frikë se hetimi do të shkonte gjithnjë e më tej?

Ambasadori: Nuk jam në dijeni të kësaj, por as nuk do ta komentoja.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta