“Në mendjen e saj ajo kujton se s’është e divorcuar, se çdo gjë është lojë”, Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut

12/11/2025 16:18

Elton Ilirjani në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjoni, ka treguar se situata me këngëtaren Parashqevi Simaku është në një moment delikat.

Ai shprehet se ajo pasi ka dalë nga spitali, nuk ka pranuar që të mjekohet dhe as që të nxjerrë një kartë të identiteti që është e nevojshme për jetën e saj.

Sipas tij ajo ka nevojë për ndihmë pas i duhet ndihmë mjekësore, ndërsa shtoi se i biri nuk ka më komunikim me të.

“Nëse do të marrë mjekim ajo do të rikthehet. Nëse dikush nuk pranon të bëjë një kartë ID, kupton që kjo nuk do të çojë asgjëkundi sepse nuk do të përfitosh asgjë pa një kartë. Duhet të jetë në gjendje që të përfitojë ato që shteti amerikan i detyrohet një personi si ajo.

Situata me të nuk është ok, sepse kemi 11 muaj që përpiqemi t’iu fitojmë besimin, por ajo nuk pranon të bëjë asgjë nga ato që ne i kërkojmë. Doli nga spitali pa mjekim. Nuk është çështje parash ose se ne nuk e mbajmë dot, por problemi është deri sa do ta mbajmë ne? Sepse ajo refuzon të shkojë në spital…

Nuk mund të bëjë deklarata për shëndetin e dikujt, por di të them dhe të nënkuptoj që një person që nuk pranon të ketë një kartë ID dhe të qëndrojë në rrugë, ka nevojë për ndihmë, ndoshta dhe mjekësore. Mendoj se ajo duhet të marrë mjekim.

Me arsyetimin e saj ajo mendon se nuk është e divorcuar, dhe se çdo gjë është një lojë, dhe të tjerët janë munduar ta dëmtojnë. I biri i saj nuk dëshiron më të flasë më të dhe thotë që e dua nënën time në rikthyer në jetën normale”, tha Ilirjani.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta