Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë.

Vendimi u zyrtarizua pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ndërsa më pas Krasniqi doli në një konferencë për media për të konfirmuar largimin e tij.

Dorëheqja e Krasniqit i hap rrugën organizimit të një konvente të re zgjedhore, ku PDK-ja pritet të zgjedhë drejtuesin e ardhshëm.

Gjatë zgjedhjeve lokale, PDK-ja arriti të fitojë gjashtë komuna — Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit — ndërsa humbi Drenasin dhe Mitrovicën.

Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i PDK-së më 3 korrik 2021, me 469 vota pro dhe vetëm 7 kundër, në një garë ku ai ishte kandidati i vetëm. Ai mori drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Kadri Veselit në vitin 2020, kur këtij të fundit iu konfirmua aktakuza nga Dhomat e Specializuara.

Me dorëheqjen e sotme, PDK-ja hyn në një proces të ri zgjedhor për përcaktimin e lidershipit të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta