A është SPAK i ndikuar nga politika? Gonzato në “Top Story”: Tranzicionet janë të vështira, korrupsioni brenda gjyqësorit…
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse.
Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” (INSTAT) të kandidaturave:
1. Elsa Dhuli;
2. Ledjon Shahini;
3. Lantona Sado.
Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:
1. Banka e Shqipërisë
2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
3. Organet e qeverisjes qendrore
4. Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.
5. Ministria e Drejtësisë
6. Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët
7. Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.
8. Agjencia e Inteligjencës Financiare për:
a) agjencitë e udhëtimit;
b) shoqëritë e ndërtimit;
c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;
ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë
9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:
a) audituesit ligjorë;
b) kontabilistët e miratuar.
Ndërkohë u miratua vendimi për shpalljen e disa zonave “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) industrial;
c) turistik.
Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e të shëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.
Top Channel