Ndodh sërish, AKU bllokon edhe 75 tonë të tjera misër në Shkodër, do të kryhen analizat laboratorike Deputeti i PD-së, Flamur Noka dhe ai i PS, Bledar Çuçi u përfshinë në një debat gjatë Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Shkak u bë deklarata e demokratit për portin e Durrësit dhe buxheti që ka Ministria e Mbrojtjes për emergjencat. “Porti i Durrësit, porti i narkosit”, tha Noka, ndërsa socialisti u përgjigj duke thënë “Mos fol pa fakte, dil në konferencë për shtyp dhe thuaj çfarë të duash, këtu jemi në komision”.
Pjesë nga debati:
Noka: Po flisni për një Shqipëri që futet në NATO, ndërkohë që zjarret fiken si në epokën e gurit me gjethe pemësh. NATO ka nevojë dhe të shkosh drejt saj me dinjitet do të thotë të mos mashtrosh, të mos i shkosh NATO-s me shifra ‘fake’ dhe me një ministër që është narko-ministër. Porti i Durrësit dihet si porti i narkosit.
Çuçi: Ju lutem mos ofendoni dhe ruani etikën. E kem i ruajtur deri më tani shumë mirë. Nuk ka ministër të akuzuar deri tani. Ju lutem , ruani etikën.
Noka: A po flasim për dinjitet? Me dinjitet shkon kështu drejt NATO-s, jo si ju. Unë këtu kam të drejtë të flas
Çuçi: Patjetër, por të flisni gjëra që s’janë
Noka: Ju përfaqësoni narkoshtetin
Çuçi: Do ju ndërpres fjalë, mos akuzo pa fakte
Noka: Do fakte ti? Dëgjo fakte
Çuçi: Jo pa fakte, dil në konferencë për shtyp dhe thuaj çfarë të duash, këtu jemi në komision. Nuk jemi në sallë gjyqi, prokurori apo në forumet e partisë. Nuk e lejoj këtë. A ka mundësi… pse e prishim kot?! Ishim shumë mirë. Me këtë gjuhë? Nuk është gjuhë për komision kjo.
Top Channel