“I përgëzoj demokratët e Durrësit që e braktisën”, Berisha për takimet e Salianjit: Është agjendë personale, po mashtron sepse… Kreu i ekzekutivit Edi Rama, ka pritur këtë paradite në ambientet e kryeministrisë ambasadorët e vendeve Europiane, siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Elda Menga.
Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë pothuajse të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë.
Burime për Top News, në takim është e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, që zhvilloi një ditë më parë një takim të ngjashëm me ambasadorët e BE.
Pas takimit, Rama ndau dhe pamjet nga mbledhja, teksa shkruan: Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë.
Top Channel