4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

12/11/2025 19:01

Dua Lipa, Taylor Swift dhe Charli XCX kanë ndihmuar në rritjen e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar me një shifër të jashtëzakonshme prej rreth 9.04 miliardë euro gjatë vitit 2024.

Këngëtarja e hitit “Levitating”, ishte në krye të listës me albumin e saj të suksesshëm Radical Optimism, ndërsa turneu i saj botëror rriti ndjeshëm të ardhurat nga eksporti.

Ndërkohë, Turneu Eras i Taylor Swift ishte një tjetër ngjarje financiare e madhe, me 1.2 milion fansa që morën pjesë në 15 koncerte të saj në Edinburg, Liverpool, Cardiff dhe Londër.

Albumi i Charli XCX, Brat, i cili u bë një fenomen kulturor vitin e kaluar, kontribuoi gjithashtu në të ardhura të konsiderueshme, industria arriti të mbledhë rreth 1.70 miliardë euro nga shkarkimet, streaming-u dhe shitjet fizike të regjistrimeve.

Si rezultat, u krijuan 4 mijë vende të reja pune, duke e çuar në 220,000 numrin e muzikantëve, kompozitorëve, tekst-shkruesve, producentëve dhe inxhinierëve që punojnë me kohë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, Shefi Ekzekutiv i UK Music, Tom Kiehl, paralajmëroi për sfidat që përballon industria, përfshirë ndikimin e inteligjencës artificiale.

“Ndërsa është fantastike që qeveria tani e njeh muzikën si një nën-sektor me rritje të lartë, në fund të fundit qeveria duhet të gjykohet mbi progresin që bën në rregullimin e inteligjencës artificiale dhe hapjen e mundësive për turne në BE. Status quo-ja aktuale mbi këto dy çështje të mëdha është kundër interesave të muzikës”, tha ai.

Në fillim të këtij viti, Sir Elton John dhe Simon Cowell i bënë thirrje ministrave të rishikojnë propozimet për të lehtësuar rregullat e të drejtave të autorit, me qëllim të ndalimit të shfrytëzimit të talentit krijues britanik nga kompanitë e mëdha teknologjike që përdorin inteligjencën artificiale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta