Tragjedi në brigjet greke/ Mbytet varka me emigrantë, disa të vdekur
Një avion transporti ushtarak turk i tipit C-130 është rrëzuar në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit.
Sipas njoftimit zyrtar, avioni ishte nisur nga Azerbajxhani me destinacion Turqinë, por humbi kontaktin dhe u rrëzua në një zonë malore përgjatë kufirit të dy vendeve. Në bord ndodheshin 20 persona, mes tyre pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
“Një avion transporti ushtarak C-130, i cili u nis nga Azerbajxhani dhe kishte për destinacion vendin tonë, u rrëzua në kufirin Gjeorgji–Azerbajxhan. Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet e të dy vendeve”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Në rrjetet sociale gjeorgjiane dhe turke janë publikuar video dhe foto që pretendohet se tregojnë momentet pas rrëzimit, ku duken pjesë të avionit, përfshirë bishtin dhe një derë të tij. Deri tani, nuk janë dhënë detaje mbi shkakun e aksidentit apo gjendjen e pasagjerëve.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan reagoi gjatë një fjalimi publik, duke shprehur ngushëllimet e tij.
“Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi se avioni ynë u rrëzua në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit. Shpresojmë që do të dalim nga ky aksident me humbje minimale. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë”, deklaroi ai.
Edhe Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë intensivisht. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij gjeorgjian, Gela Geladze, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.
Avioni C-130 Hercules, i prodhuar nga Lockheed Martin, është një nga mjetet më të përdorura të transportit ushtarak në botë, në shërbim që nga viti 1954 dhe përdoret nga mbi 60 vende. Forcat Ajrore Turke e kanë në përdorim që prej vitit 1963.
Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të panjohura.
⚡️ 🇹🇷🇬🇪 A Turkish military aircraft is believed to have crashed near the Georgia-Azerbaijan border.
Georgian media report the incident and have published video footage of the crash. No official confirmation yet.#Georgia #Turkey #Azerbaijan #MilitaryAviation #Beztor #БезТормозов pic.twitter.com/L3f04dPE9d— No Brakes (Bez Tormozov) (@beztor_az) November 11, 2025
Top Channel