Ashtu sikurse e kishin paralajmëruar, deputetët e Partisë Demokratike kanë bojkotuar komisionin e Reformës Territoriale.

Përballë deputetëve socialistë janë vetëm prej deputetëve nga partitë aleate të PD. Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.

Në rolin e bashkëkryetarit të këtij komisioni, ishte dhe Arbjan Mazniku, i cili u ndal fillimisht tek rëndësia e këtij grupimi, që është krijimi i institucioneve demokratike që përfaqësojnë qytetarët dhe problemet e tyre.

Objektivi final është që të krijojmë një reformë ku të sigurohemi që të kemi institucione të afta, efiçiente dhe demokratike. Të sigurojmë që të kemi njerëz, struktura pranë njerëzve, të dëgjojnë problemet e njerëzve, të përfaqësojnë shqetësimet e tyre por të jenë të afta në të njëjtën kohë për të zgjidhur problemet”, tha ai.

Më tej, sa i përket qeverisja vendore, Mazniku u shpreh se bashkitë në vend kanë funksionuar në mënyrë efektive, madje ato po mendojnë me “terma evropiane”. Kështu, sipas Maznikut, totali i fondeve të tërhequra nga bashkitë nga projektet e Bashkimit Evropian janë afro 50 milionë euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta