Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në Konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë.

Ai tha se ‘ky institucion mund të quhet me plot gojën si i tillë’.

Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se nuk është e lehtë që një gjë e tillë të thuhet për institucionet e tjera që janë në ndërtim e sipër.

“Moment i rëndësishëm i Bankës së Shqipërisë, më lejoni ta nis duke cituar dikë që për ju është një nga pikat e referimit. Detyra e BSH qëndrore është të garantojë që në afatshkurtër gjithçka të jetë brenda kornizës së një afati të gjatë. Duke ardhur në këtë moment celebrimi, mendoja që BSH është në mos i vetmi, ndër të paktit, të republikës sonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, institucion.

Në atë kuptim dhe me ato standarde, kur kemi parasysh të flasim për ato institucione që i duhen këtij vendi. Bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret të qenurit në një botë të zhvilluar. Për hir të vërtetës nuk është se BSH ka një histori më të gjatë se qeveria e Shqipërisë, apo disa institucione”, tha Rama.

Më tej ai tha “Që pas skemave piramidale Shqipëria e ka marrë veten dhe ka ditur të lundrojë detin e trazuar të financave për shkak të influencës krizave të ardhura nga jashtë. Dua të besoj he shpresoj që Banka qendrore ka kapacitetin të garantojë duke pas krijuar ndjesinë e besimit lidhur me institucionet, do të mundet që të inovojë edhe të shohë me kurajo ato risi që sjell e përditshmja në risitë e teknologjisë dhe të ruaje ekuilibrat duke shtyrë para zhvillimin dhe duke mos lejuar që këto potenciale të mbeten jashtë rrezes së veprimtarisë.

Po e mbyll me shprehjen e një bankieri të madh, që mendoj se i shkon kohës që jetojmë lidhur me kurajon që duhet të ketë një bankë qendrore. ‘Përmbytjet ndodhin 1 herë në 100 vjet dhe është e kotë që çdo vit të mendosh për përmbytjet nëse një institucion financiar dhe aq më tepër nëse jeni një bankë qendrore”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta