“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë
Rezultatet paraprake të balotazhi në 18 komuna të Kosovës, flasin për një fuqi thuajse të barabartë mes partive politike, e për rrjedhojë, edhe për një balancë të re mes tyre.
Në total, duke llogaritur edhe raundin e parë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë siguruar secila nga shtatë komuna. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi gjashtë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) arriti të mbajë pesë. Lista Serbe ka kontrollin në të dhjetë komunat me shumicë serbe. Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, i tha REL se këto rezultate dëshmojnë se nuk një fitues apo humbës të qartë në nivel partie.
“Në përgjithësi, është një shpërndarje shumë e llojllojshme e fituesve – gjë që, logjikisht, nuk lejon të ketë fitues apo humbës absolut. Por, gjithsesi, partitë do ta interpretojnë sipas dëshirave të tyre“-shprehet politologu Artan Muhaxhiri.
Në të njëjtën linjë është edhe politologu Dritëro Arifi, i cili thekson se Lëvizja Vetëvendosje ka dëshmuar një përhapje më të gjerë gjeografike sesa në zgjedhjet e mëparshme, megjithëse në nivel asambleje ajo mbetet forca e tretë. Analistët mendojnë thonë se rezultatet lokale u japin partive një pasqyrë të qartë për përgatitjen e zgjedhjeve eventuale të përgjithshme, edhe pse në këndvështrimin e tyre, vetëm dy komuna – Prishtina dhe Mitrovica e Jugut – kanë peshë reale për matjen e forcës partiake. Sipas Muhaxhirit, rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë se nuk priten ndryshime të mëdha në skenën politike kombëtare, përveç nëse partitë ndryshojnë qasje. Nëse partitë vazhdojnë me të njëjtin stil, LVV-ja sipas tij “do të mbetet në populizëm”, ndërsa të tjerat do të vuajnë nga “mungesa e kreativitetit dhe guximit për të ndryshuar”.
Ndërkohë, pjesëmarrja e ulët në votime: rreth 40 për qind në raundin e parë dhe vetëm 32 për qind në balotazh, tregon sipas ekspertëve se qytetarët janë zhgënjyer nga ofertat politike, të cilat ende fokusohen në çështje bazike, si kanalizimi e ujësjellësi, dhe duhet parë si një sinjal paralajmërues për partitë përpara zgjedhjeve të mundshme parlamentare. Për Muhaxhirin, votuesit nuk panë një panë ofertë të besueshme… Mesazhi është i qartë: nevojitet politikë racionale dhe më pak polarizuese”.
Top Channel