Shpërthim i fuqishëm në Indi, 8 të vdekur e dhjetëra të plagosur, shpallet gjendja e alarmit

10/11/2025 16:49

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në Delhi, Indi.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një prej monumenteve më të njohura të Delhit, afër fortesës historike Red Fort (Lal Quila) dhe stacionit të metrosë me të njëjtin emër.

Sipas raportimeve të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 janë plagosur, ndërsa autoritetet indiane janë ende duke verifikuar shifrat përfundimtare me spitalet e zonës.

Policia e Delhit deklaroi se është duke hetuar për shkakun e shpërthimit, i cili mendohet se ka ndodhur në një makinë në zonën e dendur të Netaji Subhash Marg, në afërsi të Chandni Chowk.

Pamjet tregojnë një zjarr të madh në rrugë dhe automjete të shkrumbuara pranë hyrjes në stacionin e metrosë “Red Fort”. Zyrtarët e zjarrfikëses kanë konfirmuar se gjashtë automjetejanë përfshirë nga flakët.

Autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi të lartë në Delhi dhe Mumbai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta