Shkelja e procedurave për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi, Rakipllari sqaron në Top Story dokumentin me informacionin e klasifikuar

10/11/2025 23:09

Drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story, ka sqaruar dokumentet që Top Channel ka mundur të sigurojë, ku thuhet se ka informacion që gjyqtari Asim Vokshi ka qenë bashkëpunëtor ose agjent i shërbimeve inteligjente.

Ky informacion i ka shkuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë kohës kur Vokshi garonte për Gjykatën Kushtetuese, por nuk është shqyrtuar dhe as marrë parasysh.

Në procesin e verifikimit të figurës në KED, ku bëhet përzgjedhja e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, Vokshi është renditur me pikët maksimale përsa i përket integritetit etik dhe moral të figurës së gjyqtarit.

Rakipllari ka sqaruar më tej gjithë çfarë ka ndodhur në këtë proces, që hedh hije dyshimi në tranpoareëncën dhe integritetin procesit te zgjedhjes së gjyqtarit për në Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet më të rëndësishme në arkitekturën e sistemit të drejtësisë, ajo që zgjidh gjithë konfliktet politike. Ky është institucion shumë i rëndësishëm dhe Kushtetuta ka përcaktuar dhe një institucion tjetër, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, KED.

Ky institucion ka kompetencën për verifikimin e plotë nga të gjitha pikëpamjet të të gjithë kandidatëve për Gjykatën e Kushtetuese dhe bën renditjen e tyre me pikë.

Çfarë ka ndodhur me rastin e Asim Vokshit? Gjatë verifikimit të figurës së tij, KED ka marrë një shkresë, një informacion i klasifikuar, nga ASIK, (që merret me pastërtinë e figurës), që ne kemi mundur të sigurojmë, dhe në këtë informacion që i ka shkuar KED thuhet që gjyqtari Asim Vokshi ka kontakte ose është bashkëpunëtor ose agjent i shërbimeve inteligjente. Në këtë moment, KED ka për detyrë ta marrë në shqyrtim dhe të marrë vendimin përkatës. Siç rezulton nga vendimi i KED që e ka kualifikuar zotin Vokshi, pranohet që ka ardhur një informacion i tillë i klasifikuar, por nuk është trajtuar dhe madje as kandidati Vokshi nuk është informuar për këtë informacion.

Është gjykuar nga KED që është informacion i pabazuar, dhe s’ka pasur indicie për të vijuar më tej. Gjyqtari ka marrë vlerësimin maksimal ne kriterin e integritetit moral në garën për Gjykatën Kushtetuese.
Nëse ky informacion do të ishte verifikuar, Vokshi do duhej të ndalonte garën dhe procesin e mëtejshëm.

Kryetari i KED është zoti Sokol Sadushi, po ashtu dhe drejtues i Gjykatës së Lartë.l Në mbledhjen e gjyqtarëve ky fakt nuk është përmendur fare. Ne nuk jemi të interesuar a ka fituar zoti Vokshi apo zonja Llagami, ne kemi për detyrë të bëjmë transparencë si media.

KED ka bërë një deklaratë sot dhe thotë se Top Channek ka botuar informacion të klasifikuar, dhe se jeni në kufij të veprës penale, ndërkohë nga një anë shkruhej se ishte informacion i klasifikuar, dhe nga ana tjetër thuhet që është informacion i rremë. Tani ose është informacion i klasifikuar, ose është një informacion i rremë”, tha Rakipllari.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta