“Punonjësit e OSHEE do të kenë indeksim të pagave”, Rama njofton ndryshimet: Rritje edhe për elektricistët e inxhinierët elektrikë

10/11/2025 11:47

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, njoftoi rritjen e pagave për punonjësve në sektorin e energjisë.

Ai tha se do të bëhet një indeksim të pagave me 6.1% të 6800 punonjësve të kompanisë së OSHEE.

Ndër të tjera kryeministri Rama shtoi se rritje do të kenë edhe elektricistët dhe inxhinierët elektrikë.

“Natyrisht që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE, nuk përfshihen drejtpërdrejtë nga buxheti në rritjen e pagave, por dua ta them sot që në radhë të parë për 6800 punonjës të kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%.

Në radhë të dytë për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 7 mijë e 500 lekë të reja në muaj dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page 12 mijë e 500 lek të reja në muaj”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta