Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në zonën e Kombinatit

10/11/2025 11:59

Një 37-vjeçar është arrestuar në zonën e Kombinatit, pasi kishte punësuar ilegalisht në lokalin e tij një të mitur.

I mituri, i cili është nën hetim, ishte punësuar si kamerier dhe po ashtu shërbente si organizues të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit “The Game” u sekuestruan 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.

Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta