Prezantimi i projektit “OSHEE Charge”, Balluku: Energjia është në vend të parë si kontributor në investimet e huaja

10/11/2025 11:19

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se energjia në Shqipëri mban vendin e parë si kontributor në investimet e huaja.

Ajo tha se kemi 16 miliardë euro investime të huaja në vendin tonë, më shumë se një dekadë më parë.

“Avancimi në liberalizimin e tregut, ndarjen e operatorëve, kanë qenë një proces i gjatë që kemi bërë sëbashku në 2019, me shumë pikëpyetje si do t’ia dilnim me kompanitë e ndara. OSHEE sot është kompania mëmë, kemi krijimin e kompanive të tjera. Sipas raportit-progres është shënuar edhe në eficencën e energjisë.

Ky progres është fryt i një pune të përbashkët, rritjes së transparencës. Përveç vlerësimit që na bën krenar ky është një moment për të bërë bilanc, atë të kontributit real të energjisë në zhvillimin e vendit. Do t’i referohesha një raporti të BSH, sa i përket kontributit të energjisë në investimet e huaja. Energjia është në vend të parë si kontributor në investimet e huaja në vendin tonë, i dytë është sektori i nxjerrjes.

Të dy portofol të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 16 miliardë euro investime të huaja në vendin tonë janë më shumë se një dekadë më parë.

Për të mos lënë asnjë derë të hapur për retorikë, jemi rritur me 52% në investime të huaja vetëm në sektorin energjetik. Sot në sektorin e nxjerrjes kemi një kontribut që shkon 162% se pesë vite më parë”, tha Balluku.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta