Sarkozi reagon për herë të parë pasi doli nga burgu, ish-presidenti: Fundi i historisë mbetet për t’u shkruar
Të paktën 31 të burgosur janë gjetur të vdekur në një burg në Ekuadorin jugor, përfshirë 27 të cilët ishin varur.
Shumë të burgosur u vranë dhe mbi dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve midis anëtarëve të bandave rivale në burgun El Oro, në qytetin Machala të Ekuadorit.
Sipas shërbimit të burgjeve të vendit, rojet e sigurisë që ndërhynë pas shpërthimit të dhunës gjetën disa të burgosur të varur në katin e tretë të ndërtesës.
Burgjet e mbipopulluara të Ekuadorit janë kthyer prej vitesh në skena trazirash të përgjakshme mes bandave kriminale, ku kanë humbur jetën qindra të dënuar. Autoritetet thanë se përleshjet e fundit u shkaktuan nga planet për të zhvendosur disa të burgosur në një institucion të ri të sigurisë së lartë.
Burgun El Oro ka qenë edhe më parë pjesë e përleshjeve të dhunshme ku në shtator, 13 të burgosur dhe një roje u vranë gjatë një konflikti të ngjashëm.
Të afërmit e të burgosurve u kanë bërë thirrje autoriteteve të rrisin masat e sigurisë dhe të mbajnë të ndara bandat rivale. Ndërkohë, banorët e Machalës kërkojnë zhvendosjen e burgut, i cili ndodhet në qendër të qytetit.
Më herët këtë vit, qeveria e presidentit Daniel Noboa njoftoi ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë maksimale në provincën Santa Elena. Institucioni, i quajtur El Encuentro, pritet të hapet në fund të nëntorit dhe do të pajiset me teknologjinë më të avancuar të sigurisë.
Bandat që veprojnë brenda burgjeve kanë luajtur për vite me radhë një rol kyç në rritjen e krimit të dhunshëm në Ekuador. Dy prej tyre, Los Lobos dhe Los Choneros, janë shpallur “Organizata të Huaja Terroriste” nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shtator.
Top Channel