Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali/ Arrestohen 20 persona, gratë përdoreshin si “kavie” për të testuar kokainën
Një 25-vjeçar pakistanez u arrestua këtë pasdite nga Policia Hekurudhore në Stacionin Qendror të Milanos. Ai akuzohet për sulm me motive racore, etnike dhe fetare.
Sipas hetimeve, i riu dyshohet se sulmoi një grup qytetarësh hebrenj amerikanë që po prisnin një tren. Gjatë sulmit, njëri prej burrave u godit me grushte dhe shqelma, duke pësuar plagë në kokë.
Reagimi i shpejtë i policisë dhe i oficerëve ndihmoi në ndalimin e autorit. Disa pasagjerë u përpoqën të ndërhynin dhe t’i ofronin strehim viktimës.
Nga kamerat e sigurisë u konfirmua se autori filloi të shante grupin dhe më pas i goditi fizikisht, duke shkaktuar lëndime që kërkuan kujdes mjekësor në spital, ku viktima u shtrua me kod jeshil.
25-vjeçari, i cili sapo kishte mbërritur në Milano me tren, u arrestua menjëherë dhe po hetohet nga autoritetet.
Top Channel