I lidhur dhe i djegur në një makinë, gjendet një plumb në trupin e viktimës që dyshohet se është shqiptar Kevi Muçllari, është banor i Çërravës që u përfshi në konflikt fizik me një nga këshilltarët bashkiak në Pogradec.
Në një deklaratë për mediat ai shprehet se u përfshi në konflikt me këshilltarin Engjell Shyti, i cili sipas tij e ka kërcënuar.
“Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër.
Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë”, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale, të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.
Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lenë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë qe mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata qe e ndryshuan.
Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë.”
Top Channel