Maurizio Sarri kërkon arbitra të huaj, por çfarë thonë shifrat? Krahasimet me Premier League…
LeBron James kthehet të jetë mbreti i të ardhurave financiare në basketbollin amerikan. Ylli i Los Angeles Lakers ka shënuar përfitimet më të mëdha në sezonin 2025/26 të NBA që ka nisur përpara 3 javësh.
Në moshën 40 vjecare, këtë sezon LeBron James do të përfitojë 132.6 milionë dollarë përmes pagës dhe kontratave të sponsorizimit. LeBron James në këtë pikë ia rrëmbeu vendin e parë, yllit të Golden State Ëarriors, Stephen Curry që sezonin e kaluar përfitoi 156 milionë dollarë falë kontratës me Under Armour kurse këtë vit duhet të kënaqet me vendin e dytë, teksa këtë sezon përfitimet e tij janë 109.6 milionë dollarë. Në vendin e tretë të këtij klasifikimi të vecantë pozicionohet, Kevin Durant me 103.3 milionë dollarë. Këta 3 basketëbollistë janë të vetmit që e kalojnë kufirin e 100 milionë dollarëve që përfitojnë këtë sezon.
Klasifikimi vijon me Giannis Antetokounmpo me 99.1 milionë Dollarë. Mes 15 basketbollistëve më të paguar në NBA janë edhe lojtarët evropianë, Nicola Jokic, në vendin e 9 me 64.2 milionë dollarë, Luka Doncic i 11 me 61 milionë dhe kanadezi Shai Gilgeous-Alexander , i 12 me con 58,3 millonë.
Nëse do të merret parasysh vetëm paga që përfiton nga kontrata me Lakers, LeBron James me 52.6 milionë dollarë që siguron nuk është as në dhjetëshen e basketbollistëve më të paguar, më konkretisht është në vendin e 11. Ylli i Lakers pjesën ë të madhe të përfitimeve i ka nga kontratat e sponsorizimit dhe vlera është 80 milionë dollarë, një shifër që është 60% më e lartë se 50 milionët që fitojnë Curry apo Durant, gjithnjë nga sponsorizimet.
Kuriozitet është fakti që në 23 sezonet e tij në NBA, Lebron James ka qenë basketbollisti me pagën më të lartë nga të gjithë vetëm në sezonin 2016/2017, këtë sezon për të 9 vit radhazi basketbollisti më I paguar është Stephen Curry që nga kontrata me Golden State përfiton një pagë prej 59.6 milionë dollar. Që nga momenti kur Cleveland Cavaliers e zgjodhën në Darftin e 2003, James gjithnjë ka përfituar më shumë të ardhura jashtë parketit sesa brenda saj dhe këtë sezon është i vetmi mes 15 lojtarët më të paguar në NBA, që ka të ardhura më të larta nga sponsorët sesa nga kontrata me skuadrën me të cilën aktivizohet
Top Channel