Përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Tiranë kryen takime informale me katër kandidatet që garojnë për drejtimin e SPAK.
Burime pranë delegacionit i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se dy përfaqësues të BE-së takuan secilin nga kandidatët veçmas në ambientet e SPAK, duke i pyetur ata për platformën dhe nëse kanë rezerva për procesin.
Bisedat janë kryer në zyrat e prokurorëve kandidatë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Adnan Xholin dhe Doloreza Musabelliun.
Ky takim informal vjen pas disa takimeve të ndërkombëtarëve pranë KLP, të cilët janë pyetur nëse ka probleme procesi i garës për në SPAK dhe nëse kanë pasur influencë apo “kërcënime”.
Anëtarët e KLP kanë mbajtur tre mbledhje për të caktuar datën se kur do të thirren për intervistë katër kandidatët dhe megjithëse ka tre data në diskutim që janë brenda javës së parë të dhjetorit, jo zyrtarisht shikohet si datë e mundshme data 4 dhjetor por asnjë nga kandidatët nuk është njoftuar ende.
Mandati i Altin Dumanit si kryeprokuror përfundon më 18 dhjetor të këtij viti dhe më pas do të vazhdoj si prokuror i thjeshtë në SPAK.
Disa herë e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikanë në Tiranë ka kryer takime në KLP dhe në SPAK duke dhënë mesazhin e mbështetjes së procesit, dhe nevojës për transparencë.
Aktualisht, siç raporton Anila Hoxha pritet të ketë edhe një zhvillim tjetër që lidhet me BKH, e cila vazhdon të jetë pa drejtues. Pritet që emrat e konkrurentëve t’i kalojnë KLP-së megjithsë diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.
Top Channel