Ftesë në 5/ Përlotet Arben Manaj, rrëfen për herë të parë për divorcet dhe jetën si gjysh

10/11/2025 17:19

Korrespondenti i Top Channel nga Londra Arben Manaj ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Në një rrëfim si rrallë herë, Arbeni preket teksa ndau momente nga jeta e tij private, familjare dhe raportin me prindërit.

I pyetur nga autorja dhe moderatorja Bieta Sulo, për martesat e tij, Arbeni u shpreh, “Unë jam krenar që kam dy fëmijë dhe i kam si engjëj, por nëse do i rikthehesha jetës time sot, nga 61 vjeç do i thoja, është e vërtetë që njerëzit do të lëndojnë gjithsesi, por përpiqu të gjesh atë që ja vlen të vuash”

Por nuk mungoi dhe një mesazh për të gjithë ata që janë të divorcuar dhe në mes janë fëmijët.

“Ajo që unë do jepja këshillë kujtdo që ndodh fatkeqësisht të ndahet, sepse është pjesë e jetës, kurrë mos i fol keq fëmijës për prindin tjetër”, tha ai.

Ndër të tjera Arbeni rrëfeu gjithë rrugëtimin e tij në media. Prej vitit 2011 ai është zëri i Top Channel në Londër, një rrugëtim sa i bukur por edhe plot sfida për një gazetar në vend të huaj.

Edhe pse e vështirë për një gazetar në 4 dekada në këtë profesion, Arben Manaj tregoi për një nga momentet që ka shënjuar në jetën e tij dhe ai moment ka qenë zhvarrimi i Enver Hoxhës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta