FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat
10/11/2025 08:06
Me të qeshura dhe përqafime është shoqëruar takimi mes Ervin Cecës dhe Ervin Denos pas shpalljes së fitores në Berat.
Ish-kryebashkiaku, Ervin Deno, ka takuar dhe përqafuar fituesin, Ervin Ceca, kandidati socialist që fitoi me shumicë dërrmuese.
Berati ka përfunduar procesin e numërimit të votave, pas zgjedhjeve të mbajtura një ditë më parë.
Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, është shpallur fitues me mbi 83% të votave, duke lënë pas rivalin e tij, kandidatin e pavarur, Pavlo Shkarpa.

Top Channel