Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”. Zjarri ka djegur një automjet tip “Suzuki”, në pronësi të Klaudio Bedini-t.

Si pasojë, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi, tip “Audi”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta