Ambasadori Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Gonzato foli për ligjin për barazinë gjinore, i cili ka shkaktuar debat në opinionin publik. Ai tha se duhet të kishte pasur debat shoqëror para ose pas përgatitjes së ligjit, për të siguruar që termat e reformës të kuptohen dhe që të ketë më pak hapësirë për dezinformim, sepse e dimë që ka pasur shumë raste të tilla në këtë kontekst.
“Duhet të ketë një debat shoqëror para ose pas përgatitjes së ligjit, për të siguruar që termat e reformës të kuptohen dhe që të ketë më pak hapësirë për dezinformim, sepse e dimë që ka pasur shumë raste të tilla në këtë kontekst.
Ligji synon të ofrojë garanci për të siguruar që barazia, mes grave dhe burrave të ekzistojë.
Prandaj, kjo duhet bërë me krijimin e detyrimeve nga sektorë të ndryshëm privatë, publikë dhe të tjerë në mënyrë që të zbatohen në mënyrë efektive. ligji garanton ose kërkon që të mos ketë diskriminim bazuar në faktorë të ndryshëm, përfshirë seksin.
Ju më pyesni se çfarë masash marrim për t’ju monitoruar. Ne ju monitorojmë sepse çdo vit publikojmë një raport progres”, u shpreh Gonzato.
Po ashtu ai u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, kur ndër të tjera foli se si duhet të reformohet administrata publike pas konstatimeve të raportit përfundimtar të OSBE ODHIR.
Gonzato u përgjigj duke cituar raportin e OSBE/ODHIR se ka mungesë të një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike.
Si duhet të reformohet administrata publike pas konstatimeve të raportit përfundimtar të OSBE ODIHR?
Gonzato: Nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë. E dini që OSBE/ODIHR thekson mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike dhe strukturat publike gjatë fushatës.
Siç e kam thënë shpesh, kemi nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe parlamenti ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni. Nuk do jetë vetëm çështje e reformimit të ligjit zgjedhor, por një çështje e të parit të mjedisit, faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e zgjedhjeve.
Administrate publike është një çështje shumë më e gjerë dhe ka të bëjë më garantimin që nëpunësit civil të ngrihen në detyrë, është një proces shumë më i gjerë. Është diçka që ka të bëjë e ofrimin e perspektivës për karrierë.
Top Channel