Morën peng të riun dhe e dhunuan për 5 mijë euro, identifikohen 5 autorët, arrestohen 2 prej tyre
Aktivistja transgjinore Luana Myrto është rikthyer në qendër të debatit publik pas rrëfimit të saj tronditës mbi përvojat personale dhe marrëdhënien me një nga organizatat që, sipas saj, ka kryer shkelje të rënda ligjore.
Në një intervistë për emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, Myrto foli hapur për incidentin e dhunshëm ku i është thyer nofulla dhe për kërcënimet që thotë se ka marrë ditët e fundit, pasi denoncoi publikisht veprimet e organizatës në fjalë.
Sipas saj, përveç dhunës fizike, ajo është ndjerë e manipuluar dhe e pambrojtur nga institucionet dhe organizatat që pretendonin ta ndihmonin. “Më kanë akuzuar pse nuk shkoj në Prokurori, por unë nuk kam para. Mu thye nofulla dhe ato ma shitën mediatikisht çështjen, pa u interesuar për mua,” deklaroi ajo.
“Ato kanë bërë një shkelje shumë të rëndë. Nuk e kanë çuar rasti… kur merr kujdestarinë e një fëmije duhet ta referosh rastin në Prokurori. Për hir të së vërtetës, kjo qendër nuk është e licencuar për t’u marrë me fëmijët.
Në periudhën e parë kam dashur vetë të qëndroj aq, sepse pashë që ata nuk u janë përmbushur marrëveshjes që kanë bërë me nënën time. Unë nuk isha në praninë e noterit, nënës sime dhe ata duhet të deklarojnë se si e njohën Luanën, kush ua referoi rastin e atyre.”, u shpreh Luana.
Pyetje: Ti si i njohe?
Luana: Nëpërmjet party-t të tyre. unë isha 14 vjeç kur shkoja. Në strehë kam shkuar 15 vjeçe. Ato (streha) vazhdon dhe i trash gabimet, pasi ditën e sotme kanë publikuar të dhëna sensitive që kanë vënë në rrezik familjen time. Si mund të fusësh fëmijë? Vërtetë mund të ketë qenë dëshira ime, ajo ëndrra ime gjasme, për të shpëtuar nga ‘kthetrat e familjes’, mund të jem gënjyer, një fëmijë 14 vjeç s’mund të kanalizojë rrezikshmërinë që mund ti kanosë pë veprimet që bën.
Pyeje: Ke dëgjuar reagimet që do të ndjekin në rrugë ligjore?
Luana: Po, dhe kam marrë kërcënime gjithë këto ditë. Më kanë akuzuar pse nuk shkon në Prokurori, po nga që nuk kam para. Mu thye nofulla, dhe ato ma shitën mediatikisht çështjen dhe nuk vajtën të interesoheshin në Prokurori që unë bëra luftë me agresorin për të marrë të dhënat, kontaktin. Më rridhte gjaku dhe isha me gojën e shtrembër. Se thonë që dhanë ndihmën, këto erdhën në spital dhe paguan vetëm një shumë qesharake për operacionin se ishin me pushime veriore. I lutesha dhe i përgjërohesha që të paguan operacionin dhe më thanë ‘ne si tre organizata nga 50 mijë lekë mund të të japim’. Unë nuk i kuptoj se më çfarë surrati dalin, vazhdojnë dhe u hedhin hi syve shqiptarëve.
Top Channel