Të preferuarit e publikut bëjnë zgjedhjen e tyre, ja cilët janë banorët që kalojnë në televotim
Sali Berisha e ka lënë ‘surprizë’ vendimin e marrë sot në mbledhje nëse deputetët e PD do të rikthehen në Komisionet Parlamentare.
Ai nuk pranoi që të zbardhë vendimet në mbledhjen e jashtëzakonshme që thirri, por u tha gazetarëve që për të marrë përgjigje nëse deputetët e PD do të marrin pjesë në Komisionet Parlamentare, duhet të shkojnë atje dhe ta shohin vetë.
“Shkoni nesër në komisione dhe shiheni… Vendimi është i prerë, do bëhet çdo përpjekje e domosdoshme për rikthimin e Parlamentin mbi funksionim e Kushtetutës. Nëse sot për sot Parlamenti funksionin jashtë përcaktimit të kushtetutës dhe rregullores së parlamentit, sot për sot parlamenti është instrument opresiv ndaj opozitës dhe qytetarëve. Siç keni parë ju, pas 10 seancash është bllokuar debati”, tha Berisha.
Top Channel